Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Covid e lë pa portierë Ukrainën, Shevchenko bën zgjedhjen e çuditshme

schedule11:31 - 7 Tetor, 2020

schedule 11:31 - 7 Tetor, 2020

Mbrëmjen e sotme është parashikuar një miqësore mes Francës dhe Ukrainës, në prag të sfidave në Ligën e Kombeve. Megjithatë jo gjithçka ka shkuar mirë për të besuarit e Andrey Shevchenkos, pasi testet e Covid-19 kanë shkuar jashtë parashikimeve.

Pas testeve të kryera vetëm një nga portierët e grumbulluar është i shëndetshëm, pra është negativ. Dy portierët e tjerë janë pozitiv dhe janë izoluar, duke ndjekur protokollin e UEFA-s. Në emergjencë për një portier të dytë, ish-sulmuesi i Milanit ka përfshirë në listë trajnerin e portierëve, Oleksandr Shovkovsky.

45-vjeçari e ka mbyllur karrierën e tij si profesionist në dhjetor të vitit 2016, por ka vazhduar të stërvitet në mënyrë individuale duke qëndruar në një formë shumë të mirë. Gjithsesi ai nuk pritet të aktivizohet, vetëm në rast se portieri Georgy Bushchan rezulton pozitiv apo dëmtohet gjatë ndeshjeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!