Covid, Britania pritet të vaksinojë 11 milion fëmijë në fund të verës

schedule12:56 - 24 Mars, 2021

schedule 12:56 - 24 Mars, 2021

Sipas disa burimeve deri në 11 milion nën moshën 18 vjeç mund të  vaksinohen kundër Covid në fund të verës.

Qeveria është në pritje të një studimi nga Universiteti i Oksfordit, rezultatet e të cilit dalin në qershor ose korrik, për të dhënë kështu vendimin përfundimtar për vaksinimin e fëmijëve.

Të dhënat nga Shëndeti Publik Angli (PHE) tregojnë se rreziku i vdekjes nga Covid është 1,513 për 100,000 banorë mbi 80 vjeç, por për fëmijët e moshës pesë deri në nëntë vjeç,  është vetëm 0,1 për 100,000.

Njerëzit që mbështesin politikën e vaksinimit argumentojnë se është e rëndësishme të minimizohet rreziku i infektimit, pavarësisht akademikëve që argumentojnë se fëmijët nuk kontribuojnë në përhapjen e Covid.

Izraeli është vendi i parë në botë që ka shpërndarë vaksina për fëmijë,  dhe të parët që janë vaksinuar janë fëmijët e moshës 16 dhe 17 vjeç. Makineria e vaksinave në Britani, si ajo e Izraelit, ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme – me rreth tre milion doza të para të administruara çdo javë.

Nëse propozimi për të vaksinuar fëmijët rezulton i suksesshëm, kjo do të thotë se 11 milion fëmijë mund të vaksinohen para vjeshtës.

Deri më tani në Britani janë vaksinuar mbi 28 milion qytetarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!