Oktoberfest është anuluar përsëri edhe për këtë vit për shkak të pandemisë së COVID-19. Kjo u vendos në një takim në të cilin morën pjesë kryeministri i Bavarisë Markus Söder dhe zyrtarët e Landit.
Gjermania vizitohet nga miliona turistë nga e gjithë bota për Oktoberfest, por edhe sivjet, ashtu si vitin e kaluar festa e madhe e birrës nuk do të zhvillohet.
“Pandemia është arsyeja pse nuk do të kemi Oktoberfest as këtë vit. Vendimi duhej të merrej tani. Unë kërkoj mirëkuptimin tuaj – nuk është një vendim i lehtë as për mua” tha Markus Söder.
Këtë vit Oktoberfest ishte planifikuar të mbahej nga 18 shtatori deri më 3 tetor./ Abcnews.al