COVID akoma rrezik: Stadiumet e Euro 2020 po mbushen, OBSH e shqetësuar

schedule19:30 - 22 Qershor, 2021

schedule 19:30 - 22 Qershor, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim për lehtësimin e masave kundër Covid-19 në qytetet ku luhen ndeshjet e Euro 2020.

OBSH publikoi një notë kujdesi pasi Britania e Madhe dhe Uefa njoftuan më herët se kanë rënë dakord që të lejohen mbi 60 mijë tifozë në Wembley-in e Londrës për gjysmë finalet dhe finalen e Euro 2020.

Zyrtari i OBSH Robb Butler u shpreh për Sky News: “OBSH është e shqetësuar për lehtësimin e kufizimeve në disa nga vendet pritëse … Disa nga stadiumet që në të cilët po zhvillohet turneu tani po shtojnë numrin e spektatorëve të lejuar për të parë një ndeshje. Në disa nga qytetet pritëse, rastet me Covid-19 janë tashmë në rritje. Duke mësuar nga përvoja, ne duhet të veprojmë shpejt në sinjalet që tregojnë rastet në rritje – duke zgjeruar testimin dhe gjurmimin…”

Ndërsa, më herët gjatë ditës, sekretari i kulturës në Mbretërinë e Bashkuar, Oliver Dowden tha se shtimi i numrit të tifozëve është një lajm emocionues, ndërsa shtoi se siguria e publikut duhet të mbetet përparësia e tyre kryesore.

Ne kemi punuar jashtëzakonisht ngushtë me Uefa dhe FA për të siguruar masa rigoroze dhe të ngushta të shëndetit publik ndërsa lejojmë më shumë tifozë të shohin ndeshjet drejtpërsëdrejti. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!