COVID-19/ Zvicra vendos 10 mijë franga gjobë për ata që nuk izolohen

schedule09:04 - 18 Korrik, 2020

schedule 09:04 - 18 Korrik, 2020

Ndërsa shumica e vendeve po zbatojnë një karantinë 14-ditore, në Zvicër kohëzgjatja është vetëm 10 ditë. Por a është një periudhë më e shkurtër e mjaftueshme dhe efektive në ndalimin e përhapjes së Covid-19?

Sipas mjekut Neuchâtel Claude-François Robert, është e rëndësishme të gjesh një kompromis midis efektivitetit të karantinës në frenimin e infeksioneve dhe kufizimeve shoqërore që ai imponon.

“Në përvojën tonë, dhjetë ditë është e mjaftueshme, shtoi ai.

10 mijë franga  kushton gjoba për atë që shmangin karantinimin në Zvicër. Aktualisht 2,897 persona janë nën një urdhër karantinimi 10-ditor në Zvicër, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik. Shumica e  personave të karantinuar  janë kontakte të personave të infektuar.

Pjesa tjetër janë udhëtarët që janë rikthyer në Zvicër nga vendet e konsideruara nga qeveria zvicerane si të pasigurta për shkak të numrit të madh të rasteve me Covid-19. Të vetmit njerëz të përjashtuar nga rregulli i karantinës janë punëtorët e kujdesit shëndetësor, pasi ka mungesë të stafit në disa spitale zvicerane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!