COVID-19/ Vaksina e Oksfordit në fazën e dytë të testeve, doza u jepet dhe fëmijëve

schedule12:07 - 22 Maj, 2020

schedule 12:07 - 22 Maj, 2020

Fëmijë dhe më të rritur do të përfshihen në fazën e dytë të testeve klinike për një vaksinë kundër koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Faza e dytë e testeve të vaksinës së përgatitur nga Universiteti i Oksfordit nisi në prill, dhe po testohet tek të rriturit nën 55-vjeç dhe më poshtë.

Tashmë më shumë se 10,000 persona, duke përfshirë të moshuar mbi 70-vjeç dhe fëmijë nga 5 deri në 12 vjeç, do të marrin pjesë në teste për të parë sesi vaksina ndikon në sistemin e tyre imunitar.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se nëse testet rezultojnë të suksesshme, 30 milion doza do të jenë gati nga shtatori. Janë investuar 131 milion paund për vaksinën dhe gjiganti i farmaceutikës AstraZeneca ka rënë dakord për një marrëveshje licencimi globale për të.

Gjithsesi, qeveria e ka përsëritur se nuk ka garanci dhe se vaksina mund të mos jetë zgjidhja më e shpejtë. Kjo pasi shumica e ekspertëve besojnë se mund të duhen 12-18 muaj për të zhvilluar dhe prodhuar një vaksinë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!