Autoritetet në Tunizi kanë vendosur “makina robot” në rrugë në një përpjekje për të zbatuar izolimin e vendit që synon të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit.
Roboti mund të dëgjohet duke pyetur një grua ku po shkon, nga po vjen dhe nëse është në dijeni të rregullave të izolimit
Ai vijon me një njoftim duke thënë, “Të gjithëve u kërkohet të zbatojnë procedurat e karantinës dhe të mos largohen nga shtëpitë e tyre për të kufizuar përhapjen e infektimit në mënyrë që të ruajnë sigurinë e jetës së njerëzve”.
Edhe Tunizia është një nga vendet e prekura me koronavirus, ku deri tani numri i viktimave eshte 6 dhe raportohen 227 të infektuar./abcnews.al