COVID-19/ Teste falas për personat që hyjnë në Gjermani

schedule15:51 - 1 Gusht, 2020

schedule 15:51 - 1 Gusht, 2020

Nga e shtuna, ata që kthehen nga pushimet do të testohen  falas në Gjermani. Për pushuesit nga zonat e rrezikut ekzistojnë rregulla më të rrepta. Kapacitetet e testimit në Gjermani janë zgjeruar.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Gjermani brenda 72 orësh pas mbërritjes, edhe pa shenja të sëmundjes mund të testohen falas sipas urdhrit  nga  ministri i  Shëndetësisë  gjerman, Jens Spahn.

“Kush vjen nga një udhëtim do duhet të testohet, vullnetarisht dhe falas.” Rritja e numrit të rasteve në Gjermani është një sinjal i qartë. “Virusi nuk bën pushime” , tha Spahn.

Testet falas do duhet të kryhen brenda 72 orëve pas hyrjes në Gjermani, ato do të kryhen në aeroporte, stacione treni dhe pika të tjera udhëtimi, qendra shëndetësore apo klinika mjekësore. Në fillim testet do të paguhen nga sigurimi shëndetësor, por qeveria ka bërë të ditur, se do të ketë një subvencion prej miliardash për sigurimet shëndetësore.

Rregulla më të ashpra janë në fuqi për ata që kthehen nga zonat e rrezikut. Në BE vetëm Luksemburgu konsiderohet zonë rreziku në Gjermani, dhe rajonet spanjolle, Aragon, Katalonjë dhe Navarra.

Jashtë BE-së konsiderohet Ballkani Perëndimor si zonë rreziku. Kush vjen nga këto zona do duhet të karantinohet për 14 ditë.

Nga java e ardhshme testimi është i detyruar për ata që kthehen  nga zonat e rrezikuara. Deri sa të zbulohet rezultati i testit (nëse nuk ke një test negativ jo më të vjetër se 48 orë) personi duhet të qëndrojë në karantinë.

Për shkak të rritjes së rasteve të reja, ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier ka kërkuar ndëshkime më të rrepta për të ata shkelin rregullat./abcnews.al