COVID-19 tek Pediatria Infektive në Tiranë, 10 fëmijë të shtruar në spital

schedule12:55 - 19 Nëntor, 2020

schedule 12:55 - 19 Nëntor, 2020

Pavarësisht se fëmijët janë grupmosha më pak e rrezikuar nga Covid-19, përsëri Shqipëria ka raste të fëmijëve të prekur.

Burime për “ABC” kanë njoftuar se ndër të infektuarit me koronavirus, janë 10 fëmijë të cilët janë shtruar në pediatrinë Infektive në QSUT.

Mësohet se përgjithësisht gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe nën monitorimin e mjekëve.

Shqipëria ka shënuar 29.837 rasteve pozitive që janë konfirmuar nga testimet, ndërkohë që kanë humbur jetën 646 persona, ndërsa shifrat prej javësh tashmë njohin vetëm rritje.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!