COVID-19 te Flamurtari, trajneri del pozitiv dhe futet në karantinë

schedule12:56 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 12:56 - 4 Dhjetor, 2020

Flamurtari preket me COVID-19. Ai që e ka pësuar është trajneri Dritan Resuli, i emëruar në fillim të këtij sezoni. Pasi kishte shfaqur simptoma, bërja e tamponit ishte detyrim.

Resuli ka mësuar se është pozitiv dhe duke ndjekur protokollin sanitar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është futur në karantinë, sikurse raporton nga Vlora gazetari i ABC, Elton Nika.

Ky është rasti i parë me COVID-19 që prek Flamurtarin, ndërkohë që më shumti ka pasur të infektuar në Superiore, duke nisur me lojtarë nga Vllaznia, Skënderbeu, Bylisi e Partizani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!