Covid-19 “shuan” magjinë e Nobel-it, ceremonia mbahet online

schedule14:31 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 14:31 - 10 Dhjetor, 2020

Çmimi Nobel për Paqen 2020 do t’i jepet Programit Botëror të Ushqimit (WFP) në një mënyrë krejt ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pandemia ka detyruar zyrtarët e Nobelit të minimizojnë festat vjetore, si në Oslo ku shpallet dhe prezantohet Çmimi i Paqes, ashtu dhe në Stokholm, ku ndahen çmimet për mjekësinë, fizikën, kiminë, letërsinë dhe ekonominë, shkruan abcnews.al.

Si rezultat, drejtorit ekzekutiv të WFP, David Beasley do t’i jepet medalja dhe diploma e artë Nobel në selinë e organizatës në Romë në një ceremoni online. “Ky vit ka qenë i vështirë për ne, siç ka qenë edhe për shumë të tjerë. Është për të ardhur keq që laureati të humbasë magjinë e zakonshme.“, tha drejtori i Institutit Nobel, Olav Njolstad.

WFP, e themeluar në 1961, u nderua me çmimin prestigjioz për përpjekjet e saj “për të parandaluar shfrytëzimin e urisë si një armë luftë dhe konflikt”. Çmimet tradicionalisht prezantohen më 10 dhjetor, përvjetorin e vdekjes së themeluesit të këtij çmimi, Alfred Nobel. Kjo është hera e parë nga Lufta e Dytë Botërore që anulohen festimet në Stokholm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!