Covid-19 shtyn pa afat gjyqin ndaj Tahirit, GJKKO: Seanca pas lehtësimit të masave

schedule10:14 - 13 Maj, 2020

schedule 10:14 - 13 Maj, 2020

Seanca për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-Drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela është shtyrë për një afat të pacaktuar për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Në vendim për shtyrjen e seancës thuhet se kjo nuk është një çështje e ngutshme. GJKKO thotë se në pritje të lehtësimit të masave do të ketë një njotim të radhës lidhur me datën e seancës.

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” duke e dënuar me tre vite shërbim prove. Ish-ministri e ka apeluar këtë vendim duke kërkuar pafajësi

Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzonte ish-ministrin Tahiri për 3 vepra penale: “Trafikimi i lëndëve narkotikëve në bashkëpunim”,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Korrupsion i zyrtareve te larte”.

Por gjykata bëri klasifikim të akuzave, për arsye se nuk provoi përtej çdo dyshimi të arsyeshme dhe e dënoi ish- ministrin vetëm për shpërdorim detyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!