Shumë udhëtarë që udhëtojnë në detin Mesdhe me anijen MSC Grandiosa kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Kompania MSC Grandiosa konfirmoi që 45 udhëtarë që rezultonin të infektuar zbritën në portin e Xhenovas ditën e hënë.
Anija u nis me 4,813 njerëz nga porti Civitavecchia dhe pritet që të udhëtojnë drejt Maltës dhe Barcelonës. Të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit që udhëtojnë me anijet e kompanisë MSC Cruises duhet të jenë të vaksinuar ndërsa personat nën 12 vjeç duhet të bëjnë një test para udhëtimit që tregon që nuk janë të infektuar. Kompania në një deklaratë për “CNN” mohoi raportimin e mediave italiane për një numër të lart personash të infektuar.
MSC Cruises tha se identifikimi dhe largimi i udhëtarëve të infektuar tregon që protokollet shëndetësore dhe të sigurisë po respektohen. Personat që rezultuan të infektuar dhe kontaktet e tyre u izoluan në mënyrë të menjëhershme në kabina me ballkon sipas kompanisë. Anëtarët e ekuipazhit të anijes MSC Grandiosa janë testuar çdo dy ditë ndërsa pasagjerët janë testuar dy herë deri tani.
Pasagjerët do të testohen dhe në fund të udhëtimit. Anija pas ndalesës në portin e Xhenovas pritet të kthehet në portin e Romës ditën e martë. / abcnews.al