Covid 19, Serbia pret ardhjen e mjekëve rusë, Vuçiç: Të bëhen më shumë se 8 mijë teste në ditë

schedule15:51 - 21 Prill, 2020

schedule 15:51 - 21 Prill, 2020

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç konfirmoi se Serbia pret ardhjen e mjekëve rusë në fund të kësaj javë për ti ndihmuar në përballjen me pandeminë.

“Këta janë njerëz që vijnë edhe pse vetë Rusia është prekur nga epidemia e kovid 19, që kanë disinfektuar qindra spitale dhe qendra shëndetsore, nga herët në mëngjes deri në vonë natën, duke bërë punë të vështirë, duke luftuar me dashuri për miqtë serbë, sic do të bënin për vëllezërit e tyre rusë,” tha Vuçiç.

Vuçiç tha se ishte mirënjohës për ndihmën e shërbimit sekret serb duke thënë se ata bënë atë që bënë shërbimet sekrete civile dhe ushtarake në Rusi, sic ndihmoi Mosadi Izraelin, MI6 në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu si CIA dhe shërbime të tjera ndihmuan në Shtetet e Bashkuara.

Vuçiç konfirmoi se Serbia po reduktonte masat e izolimit për shkak se epidemia po dobësohet.

“Ne kemi rreth 300 të infektuar në më shumë se 3,000 të testuar dhe më parë kemi pasur të njëjtin numër, 300 të infektuar në 700 të testuar. Tani ka raste më të lehta, ka më pak të rënda dhe më pak njerëz që shkojnë në respirator. Ajo që ndodhi me Singaporin nuk duhet të ndodhë me ne. Ne duhet të testojmë më shumë ndërkohë që njerëzit janë në gjendje më të lehtë të infeksionit. Unë besoj se do të bëjmë mbi 8,000 teste në ditë dhe atëherë do të jemi në gjendje të kemi absolutisht gjithçka nën kontroll”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!