Gjatë një konference për mediat Rama u shpreh se virusi nuk ka ikur prandaj po merren të gjitha masat. Gjithashtu Rama theksoi se në vitin 2021 pritet një rikthim i plotë i parametrave ekonomik.
Ndërkohë i pyetur nga gazetarët për arsyet përse u vonua realizimi i këtij spitali ndërsa pacientët u detyruan të dërgoheshin në Elbasan dhe nëse ka shtime të pacientëve me kancer apo sëmundje të tjera Rama u shpreh se gjatë kësaj periudhe në të gjitha spitalet e botës strukturat shëndetësore janë fokusuar te pandemia.
“Diagnozat nuk vendosen në distancë sociale, por duan analiza të thelluara. Por urime juve që keni arritur në konkluzion se ka avancuar kanceri. Unë jam këtu për të dhënë përgjigjen time dhe nuk do ndikohem fare nga zhurma që kam në sfond”, u shpreh Rama.
“Ne do të arrijmë të rezistojmë mirë deri në fundin e këtij 4 mujori të dytë të vitit. Katër mujorin e tretë do të shohim rikthimin e parametrave të ekonomisë dhe do të marrim vrull për rikthimin përtej të gjithë këtyre pasojave në vitin 2021 ku presim rikthimin e plotë të parametrave.”
Pyetje: Pse u vonua kaq shumë dhe u detyruan shumë pacientë të dërgoheshin në Elbasan. A do i kërkoni Komitetit Teknik se sa qytetarë nuk kanë marrë dot shërbim, dhe se sa të sëmurëve u është avancuar sëmundja, si kanceri dhe sëmundje të tjera të rënda?
Rama: Diagnozat nuk vendosen në distancë sociale, por duan analiza të thelluara. Por urime juve që keni arritur në konkluzion se ka avancuar kanceri. Unë jam këtu për të dhënë përgjigjen time dhe nuk do ndikohem fare nga zhurma që kam në sfond./abcnews.al