COVID-19/ Qeveria Italiane përforcon masat ndaj atyre që shkelin ligjin

schedule13:17 - 25 Mars, 2020

schedule 13:17 - 25 Mars, 2020

Qeveria italiane ka përforcuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Tashmë, personat që shkelin ligjin për emergjencat shëndetësore do të gjobiten me 400-3000 euro.

Këto gjoba do të aplikohen tek personat që nuk respektojnë rregullat e reja të kontrollit.

Gjithashtu, do të dënohen me 5 vite burg të gjithë ata që thyejnë rregullat e karantinës.

Për më tepër, të gjitha subjektet tregtare që do të gjenden në shkelje të ligjit do të humbasin licencën e tyre.

Deri tani, numri i të infektuarve me Covid-19 në Itali ka arritur në 69,176, ndërsa janë konfirmuar 6,820 vdekje.

Lajmi i mirë është se pas masave të marra nga qeveria, tre ditët e fundit ka nisur një trend në zbritjeje i numrit të infeksioneve./abcnews.al