COVID-19/ Punonjësit e shëndetësisë në Brazil akuza ndaj Bolsanaros për krime ndaj njerëzimit

schedule11:45 - 29 Korrik, 2020

schedule 11:45 - 29 Korrik, 2020

Brazili është vendi i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendi amerikano-latin vazhdon të raportojë rritje të numrit të rasteve dhe të vdekjeve nga Covid-19 ku deri më tani janë konfirmuar më shumë se 2.4 milion të infektuar dhe më shumë se 87 mijë viktima.

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro është kritikuar vazhdimisht për mënyrën se si e ka menaxhuar pandeminë, ndërsa tani punonjësit e kujdesit shëndetësor në Brazil i janë drejtuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare duke i kërkuar të hetojë qeverinë e Presidentit Jair Bolsonaro për krime kundër njerëzimit mbi mënyrën e trajtimit të pandemisë së koronavirusit.

Një ankim shoqëruar me prova nga sindikatat që përfaqësojnë më shumë se një milion punonjës të kujdesit shëndetësor është paraqitur në gjykatën me qendër në Hagë.

Sindikatat akuzojnë administratën e zotit Bolsonaro se “ka neglizhuar në mënyrë kriminale” situatën e krijuar nga pandemia lidhur me mënyrën se si e ka menaxhuar shpërthimin e COVID-19, duke vënë në rrezik jetët e profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe publikut të gjerë.

Kujtojmë që Bolsonaro është përplasur vazhdimisht me disa guvernatorë të vendit për shkak të kundërshtimit  nga ana e presidenti t për  izolimin e vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!