COVID-19/ Pse nuk ka funksionuar aplikacioni i gjurmimit të kontakteve në Europë?

schedule10:10 - 18 Shkurt, 2021

schedule 10:10 - 18 Shkurt, 2021

Nga Willem Jonker, euobserver

Vaksinimi kundër Covid-19 ka filluar – megjithatë heqja e masave kufizuese do të kërkojë kohë.

Monitorimi i shpërthimeve lokale dhe gjurmimi i kontakteve mbeten thelbësore për të shmangur bllokimet në të ardhmen dhe për të mos lejuar grumbullimet masive. Për fat të keq, aplikacionet për gjurmimin e kontakteve nuk ishin të suksesshme në Europë.

Gjurmimi i kontakteve duhet të luajë ende një rol të rëndësishëm në rihapjen e vendit megjithatë duhet të përdoren  teknologji të ndryshme dhe një qasje tjetër.

Më herët në vitin 2020, njerëzit mbështetën  përpjekjet europiane  për gjurmimin e kontakteve, por paralajmëruam kompleksitetin e teknologjisë dhe ishin të shqetësuar për qasjen e Europës nga vendi në vend.

Por pavarësisht progresit të vazhdueshëm, lufta vazhdon.

Vendosja dhe miratimi i aplikacioneve për gjurmimin e kontakteve  janë ende në pritje dhe nivelet e larta të infeksioneve në të gjithë Europën penguan gjurmimin e kontakteve në shkallë të gjerë.

Për më tepër, vaksinimi i përshpejtuar zhvendosi fokusin nga zgjidhjet teknike për gjurmimin e kontaktit. Është e rëndësishme të theksohet, që shpresat e mëdha  për vaksinimin nuk i bëjnë vendimmarrësit të përqendrohen përsëri në një zgjidhje të vetme.

Do të duhet kohë për të arritur vaksinimin masiv të qytetarëve dhe vaksinat ende nuk kanë provuar se në çfarë mase na mbrojnë nga infeksioni dhe nga të qenit infektues.

Përpjekjet e BE dështuan

Disa vende europiane  filluan përdorimin e aplikacioneve për gjurmimin e kontakteve në fillim të vitit 2020.

Fatkeqësisht, vendet e BE-së nuk ranë dot dakord për një zgjidhje të vetme,  e cila po pengonte ndërveprimin mes vendeve. Në të njëjtën kohë, në një bashkëpunim të madh me gjigantët e teknologjisë amerikane Apple dhe Google publikuan në maj të vitit 2020 një kornizë të përbashkët dhe protokollin për gjurmimin e kontakteve (GAEN) .

Duke pasur parasysh mbizotërimin global të telefonave celular, ishte e pashmangshme që shumica e aplikacioneve për gjurmimin e kontakteve do të ishin funksionale. Për të eliminuar vështirësitë e tilla, Komisioni Europian nisi në shtator një shërbim ndërveprimi, që lidhte aplikacionet kombëtare në të gjithë BE-në.

Për fat të keq, që nga sot, vetëm 11 nga 27 vendet anëtare janë regjistruar në shërbim.

Përkundër parashikimeve të hershme, që deri në 85 përqind e përdoruesve do të shkarkonin aplikacione për gjurmimin e kontakteve, normat e shkarkimeve në të gjithë botën deri më tani kanë qenë shumë më të ulëta.

Në Gjermani rreth 21 përqind , në Itali 14 përqind, në Francë versioni i fundit TousAntiCovid është shkarkuar nga  15 përqind e popullsisë. Me rreth 40 për qind, Islanda dhe Singapori  kanë regjistruar normat më të larta deri më tani. Dhe shkarkimi i aplikacionit nuk është i njëjtë me përdorimin e tij ose përgjigjen ndaj paralajmërimeve.

Shkaqet kryesore

Atëherë pse  aplikacionet për gjurmimin e kontakteve nuk po funksionojnë siç duhet?

Pavarësisht pretendimeve se privatësia e përdoruesve do të ishte e garantuar, ka pasur shqetësime të shumta rreth privatësisë.

Së dyti, ideja e gjurmimit të kontaktit  bëhet nëpërmjet telefonave inteligjentë. Si përfundim, aplikacionet për gjurmimin e kontaktit nuk ishin vulosur mirë në ekosistemet ekzistuese për të luftuar pandeminë.

Nuk ka asnjë dobi të kesh një aplikacion, nëse nuk ka pajisjet e duhura të  testimit.

A është një çështje e humbur gjurmimi automatik i kontakteve?

Për t’iu rikthyer normalitetit, ne duhet të kombinojmë lehtësimin  gradual të masave kufizuese si distancimi social, puna në distancë ose problemet me vaksinimin, testimin intensiv dhe gjurmimin e shpejtë të kontakteve.

Gjurmimi i automatizuar i kontaktit ka rëndësi të veçantë për tubime më të mëdha si koncerte ose ngjarje sportive. Këto do të realizohen vetëm nëse monitorojmë nga afër shpërthimet e mundshme dhe reagojmë shpejt për të parandaluar kufizimet thelbësore.

Shenjat  janë një teknologji e provuar në logjistikë dhe janë përdorur në Singapor për të gjurmuar rastet e Covid-19. Ata kërkojnë vetëm një funksion minimal për gjurmimin e kontaktit, janë të vegjël dhe konsumojnë pak energji..

Nuk është i nevojshëm t’i shkarkosh dhe nuk përdorin të dhënat personale.

Partnerët e EIT Digital krijuan sipërmarrje për të testuar këto shenja sigurie të  Covid-19 në jetën reale dhe për të komercializuar produktet e tyre. Ato janë krijuar  në Europë por punojnë të pavarura nga platformat jo-europiane.

Një kontribut për një Europë digjitale më sovrane.

Qeveritë, bizneset, sektorët e sportit dhe kulturës duhet të përdorin këto shenja sigurie në shkolla, në vendet e punës ose në evente të mëdha. Në këtë pikë,  duhet të shqyrtohen të gjitha opsionet që mund  të na lejojnë në një kthim më të shpejtë dhe të sigurt në normalitet. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!