Covid-19 prishi planet, çifti në SHBA feston martesën në rrugë me protestuesit

schedule09:28 - 8 Qershor, 2020

schedule 09:28 - 8 Qershor, 2020

Një çift në Filadelfia vendosën të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë, duke iu bashkuar protestuesve të “Black Live Matters”, pasi planet e tyre u anuluan për shkak të pandemisë së Covid-19.

Kerry-Anne dhe Michael Gordon, iu bashkuan protestuesve në City Hall pas ceremonisë së tyre. Çifti kishte planifikuar të mbante një dasmë në Kalanë Legacy në New Jersey, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi ata vendosën të mbanin një ceremoni të vogël.

“Ishte një moment shumë i veçantë”, tha Kerry-Anne Gordon, 35 vjeç. “Jo vetëm që po e ndiejmë nismëne njerëzve … por po e takoj burrin tim, ditën e dasmës tonë, si një njeri me ngjyrë, i fortë dhe një përfaqësues i mirë se kush jemi ne si njerëz. Ishte thjesht një moment shumë, shumë domethënës për ne duke marrë parasysh të gjitha këto po ndodhin në këto momente.” /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!