COVID-19 prek rëndë Kukësin, pas Gegës infektohen edhe dy futbollistë

schedule12:18 - 20 Nëntor, 2020

schedule 12:18 - 20 Nëntor, 2020

Skënder Gega nuk është i vetmi i infektuar me COVID-19 te Kukësi. Së fundmi mësohet se kanë bërë tamponin edhe dy futbollistë, të cilët kanë mësuar se janë prekur nga virusi famëkeq që ka ndryshuar jetën e çdo njeriu në botë.

Mehdi Hetemaj dhe Godberg Cooper, me të parin që luan në mbrojtje e tjetrin në sulm, janë lojtarët e infektuar. Rraman Hallaçi, i cili do e drejtojë skuadrën kundër Teutës, do të duhet të mos i llogarisë dy lojtarët e përmendur më lart, të cilët prej gati një jave nuk stërviteshin.

I infektuar me COVID-19 te Kukësi është konfirmuar edhe zëdhënësi i shtypit, Erjon Allaraj. Prej ditës së hënë tamponi e ka nxjerrë pozitiv dhe ndodhet i izoluar, ashtu si trajneri Gega dhe futbollistët Hetemaj dhe Cooper.

KOMUNIKATË E KLUBIT – Futboll Klub Kukësi njofton se dy futbollistët Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19.

Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protokollet dhe të qëndrojnë të sigurt”, njofton klubi verilindor në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!