Dy të prekur me koronavirus në futbollin dardan. Imer Ademi, presidenti i klubit të Flamurtarit të Prishtinës, si dhe sulmuesi Gentrit Begolli, kanë dalë të dy pozitivë pas testit të bërë për COVID-19.
Vetë Ademi e ka konfirmuar diçka të tillë për “Zëri.info”. Ai tregon se sulmuesi Begolli prej katër ditësh nuk ka dalë në stërvitje me ekipin dhe po qëndron i izoluar, për të mos e përhapur virusin.
Kreu i klubit të Flamurtarit edhe vetë po qëndron në shtëpi. Ndërkohë bashkëshortja e tij nuk ka shfaqur simptoma, pavarësisht kontaktit mes tyre. Testi ende nuk i është bërë, pikërisht prej mungesës së simptomave. /abcnews.al