Covid-19 prek edhe Thomas Muller

schedule18:44 - 21 Shkurt, 2022

schedule 18:44 - 21 Shkurt, 2022

Bayern Munich ka njoftuar ditën e sotme se një nga lojtarët e skuadrës ka rezultuar pozitiv me Covid1-9. Bëhet fjalë për gjermanin, Thomas Muller, i cili është infektuar po virus dhe në testet e bëra ka rezultuar pozitiv.

Në deklaratën e klubit bavarez është bërë me dije se Muller është mirë me shëndet dhe se do të izolohet menjëherë sipas protokolleve të kërkuara.

“Xholi” i skuadrës bavareze do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Julian Nagelsmann në ndeshjet e ardhshme.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!