COVID-19 prek edhe kampionët e Bullgarisë, dy futbollistë të infektuar

schedule11:57 - 6 Gusht, 2020

schedule 11:57 - 6 Gusht, 2020

COVID-19 vijon të prekë futbollin dhe këtë herë e kanë pësuar dy lojtarë të skuadrës bullgare të Ludogorets.  Claudiu Keseru dhe Jorginho janë testuar dhe është konfirmuar se të dy janë të infektuar.

Për këtë arsye ata janë izoluar dhe do të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë. Më pas futbollistët e skuadrës kampione të Bullgarisë do të bëjnë testin e dytë, për të parë nëse janë ende me koronavirus.

Ludogorets ka vepruar menjëherë, duke testuar të gjithë futbollistët dhe stafin. Asnjë tjetër nuk ka dalë pozitiv, ndërkohë që sa i takon gjendjes së Keseru dhe Jorginho, ata janë mirë dhe nuk kanë shfaqur simptoma. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!