Covid-19 përplas qeverinë dhe Gjykaten Kushtetuese, Lekaj: Kurti nese s’ka vota, të hapë rrugë

schedule23:41 - 22 Prill, 2020

schedule 23:41 - 22 Prill, 2020

Kosova është duke u përballur në një situatë të pazakontë. Përpos krizës së krijuar nga përhapja e koronavirusit, në krizë është edhe politika.

Së fundmi masat e marra nga qeveria në detyrë e Kurtit për lëvizjen e qytetarëve janë kundërshtuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në një intervistë për emisionin “Ballkan”, ish ministri Pal Lekaj tha se vendi ka nevojë për një qeveri të re. Dhe sipas tij nëse Kurti nuk ka votat duhet të hapë rrugë.

“Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe atë, duke shkelur kushtetushmërinë e vendit apo akt-gjykimin e lëshuar nga Gjykata Kushtetuese. Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë mbi përgjegjësitë dhe kompetencat që ka parlamenti, duke marrë një vendim për deputetë, për lëvizjen e tyre, dhe për pjesëmarrjen në séance, që edhe kjo është kundër-kushtetuese”, tha ai mes të tjerash.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!