Koronavirusi mbërrin edhe në Përmet. Në këtë qytet janë konfirmuar 4 persona.
Një prej të infektuarve është një edukatore kopshti. Kjo detyroi autoritetet të mbyllnin institucionin. Asnjë nga rastet nuk dihet se ku mund të jenë infektuar.
Për herë të parë COVID-19 prek Ersekën. Në qytetin e vogël juglindor është konfirmuar një 60 vjeçare. Ajo dyshohet të jetë infektuar në Tiranë, ku jeton prej vitesh.
Para disa ditësh ishte kthyer në vendlindje, ku ka shfaqur dhe simptoma. Ajo ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë Vlora shënon çdo ditë rritje të numrit të të prekurve Ditën e sotme në Vlorë janë regjistruar 8 raste të reja më koronavirus, të cilat janë kryesisht raste kontakti të konfirmuar më parë.
COVID-19 hyri edhe në Bashkinë e Kukësit. Një punonjës në Këshillin Bashkiak ka rezultuar pozitiv.
Ai dyshohet të jetë infektuar gjatë një cemonie mortore. Këtë të premte në këtë qytet Ministria konfimoi 2 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Krujës janë shtuar rastet pozitive për Covid-19.
Mësohet se janë konfirmuar 12 të prekur. Të gjithë infektuarit janë kontakte të mëparshëm.
Ata ndodhen të karantinuar në banesat e tyre, në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al