OBSH: Ka prova se koronavirusi po përhapet nga ajri

schedule04:21 - 8 Korrik, 2020

schedule 04:21 - 8 Korrik, 2020

Një grup prej 239 shkencëtarësh i kërkuan OBSH të njihte faktin se koronavirusi shpërndahet nga ajri e për këtë arsye të bëjë rekomandime më të rrepta me qëllim vënien nën kontroll të virusit.

Sipas tyre, OBSH-ja po mbetej pas në raport me shkencën. Organizata sidoqoftë thotë se do të punojë tani edhe në këtë drejtim, raportojnë mediat e huaja.

Sipas saj, rreth 400 mijë raste të reja të Covid-19 u raportuan në fundjavë dhe pandemia e koronavirusit nuk po tregon asnjë shenjë dobësimi. Sipas shefit të OBSH, pandemia po përshpejtohet dhe bota nuk ka mbërritur ende në kulmin e saj.