COVID-19/ Numri i personave të rikuperuar tejkalon numrin e personave të prekur në Korenë e Jugut

schedule11:05 - 28 Mars, 2020

schedule 11:05 - 28 Mars, 2020

Të shtunën, më shumë se 4,800 pacientë me koronavirus janë larguar nga spitali në Korenë e Jugut, sipas Qendrave të vendit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ndërsa rreth 4500 janë ende  duke u trajtuar.

Kjo shënoi herën e parë që numri i personave të rikuperuar ka tejkaluar numrin e personave që trajtohen që nga 20 janari, ku u konfirmua rasti i parë me koronavirus në vend.

“Ende ka një rrugë e gjatë për të bërë, por shkalla e rikuperimit 50% është një arritje e vogël që të gjithë në shoqërinë tonë duhet të festojnë së bashku,” tha Yoon Tae-ho, drejtori i përgjithshëm për politikën e shëndetit publik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!