Ukrainës i rikthehet futbolli ditën e sotme, ndërkohë që ka lajme të këqija. Disa orë para ndeshjes së parë janë regjistruar rastet e para me COVID-19 në një klub futbolli. Karpaty Lviv ka deklaruar se disa lojtarë dhe pjesëtarë të stafit janë infektuar me koronavirus.
Menjëherë Federata Ukrainase e Futbollit dhe liga janë informuar për diçka të tillë dhe është marrë vendimi që takimi kundër Mariupol, që ishte programuar të luhej nesër prej orës 13:00, të anulohet.
Të gjithë të prekurit janë izoluar, në mënyrë që të mos e përhapin virusin e ri që vendosi diktatin në tërë botën dhe shkaktoi mijëra viktima. /abcnews.al