Covid-19, New York shtyn hapjen e shkollave

schedule13:09 - 2 Shtator, 2020

schedule 13:09 - 2 Shtator, 2020

New York ka vendosur që të shtyjë datën e fillimit të shkollave.

Kryetari Bill de Blasio dhe sindikatat vendosën që të shkolla të hapej në 21 shtator. Shtyrja me 11 ditë është bërë për shkak të situatës nga koronavirusi.

“Asgjë, asgjë nuk e zëvendëson mësimin në objekte shkollore”, pohoi kryebashkiaku. Nxënësit në Los Angeles dhe Chicago tashmë e kanë filluar vitin e ri shkollor vetëm përmes internetit.

SHBA është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në botë dhe New York është vatra më e nxehtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!