COVID-19 në vend/ 7 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

schedule17:53 - 5 Shkurt, 2023

schedule 17:53 - 5 Shkurt, 2023

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin e COVID-19 në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar për 7 raste të reja dhe asnjë humbje jete.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacientë, ndërsa janë shëruar 2 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,564 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 208 testime, ka 7 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 2 të shëruar në 24 orët e fundit

5 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 208 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Krujë, Vlorë.

Janë 117 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,564 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 5 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 208

Testime totale 2,032,554
Raste pozitive 333,277
Raste të shëruara 329,564
Raste Aktive 117
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 98
Fier 8
Vlorë 3
Berat. 3
Durrës. 3
Elbasan. 2/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!