Ka arritur në katër milionë numri i të infektuarve nga koronavirusi në botë dhe mbi 280 mijë persona kanë humbur jetën.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara në lidhje me situatën e pandemisë në botë rezulton se, 283 878 persona kanë humbur jetën, 4 181 300 të tjerë konfirmohen të infektuar dhe fatmirësisht deri më tani betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 1 493 534 pacientë.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë shteti i goditur më së keqi nga koronavirusi me 1,3 milion raste të të infektuarve dhe 80 787 viktima.
Ekspertët paralajmërojnë se numri i të të infektuarve mund të jetë më i lartë, për shkak të testimeve të pakta që kryhen në shumë shtete.
Në baza ditore, në disa vende ka nisur të bie numri i viktimave, përfshirë Italinë dhe Spanjën, por ka shqetësime se lehtësimi i masave të izolimit mund të çojë deri te një “valë e dytë” e infektimeve./abcnews.al