Covid-19 në fasoneritë, Pampuri: Mijëra punonjëse të rrezikuara se Rama refuzon të përdorë paratë e taksave

schedule22:00 - 18 Prill, 2020

schedule 22:00 - 18 Prill, 2020

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar lidhur me rastet e shfaqura me COVID-19 në fasoneri.

Pampuri shkruan se për “Edi ramën vlejnë më shumë lekët e oligarkëve sesa shëndeti i shqiptarëve.

Sipas saj, kjo pasi “70 mijë punonjëse, gra dhe vajza, shumica nëna por edhe kryefamiljare, janë sot të ekspozuara para COVID-19 sepse Rama refuzon të përdorë paratë e taksave të shqiptarëve për t’u paguar rrogat.

Ish-deputetja, shton se “me propagandë nuk ushqehen shqiptarët dhe as nuk mbrohet jeta e tyre.

Postimi i plotë:

PER EDI RAMEN VLEJNE ME SHUME LEKET E OLIGARKEVE SESA SHENDETI I SHQIPTAREVE

70 mije punonjese, gra dhe vajza, shumica nena por edhe kryefamiljare, jane sot te ekspozuara para COVID 19. Dhe kjo vetem sepse Edi Rama refuzon t’i perdore parate e taksave te shqiptareve per t’u paguar rrogat ketyre punonjesve ne vend te koncesioneve dhe aferave korruptive me tendera gjoja sekret.

Faktet jane tronditese, gra dhe vajza punonjese ne fasoneri nga Tirana, Kruja e Shkodra janë infektuar me koronavirus.

Po sa te tjera jane te infektuara qe u refuzohet testimi?

Sa prej tyre kane infektuar edhe familjare e te aferm?

Keto fakte tregojne se per Edi Ramen vlejne me shume milionat korruptive qe bashkendan me oligarket sesa 15 milion euro paga te punonjesve qe do te mbronin jeten dhe shendetin direkt te 70 mije punonjeve te fasonerive e mijera te tjereve qe jane familjare e te aferm te tyre. Me propagande nuk ushqehen shqiptaret dhe as nuk mbrohet jeta e tyre?

https://www.facebook.com/orjolapampuri/videos/3653934681345348/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!