Covid-19 në çdo kontinent, tashmë prek dhe Antarktidën

schedule10:44 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 10:44 - 22 Dhjetor, 2020

Një bazë kërkimore kiliane në Antarktidë  është infektuar me koronavirus, që do të thotë që virusi tani është përhapur në çdo kontinent.

Tridhjetë e gjashtë vetë në bazën e Bernardo O’Higgins Riquelme rezultuan pozitive me Covid-19 të hënën.

Besohet se personat në bazë janë infektuar pas dorëzimit të furnizimeve nga anija Sargento Aldea e cila mbërriti nga Kili në 27 nëntor. Kur anija u kthye në portin e Talcahuano tre javë më vonë, disa anëtarë të ekuipazhit rezultuan pozitivë me Covid-19.

Flota detare ka deklaruar se kishin marrë  çdo masë paraprake para se të niseshin për  në Antarktidë.

Deri të hënën, Antarktida ishte e vetmja pjesë e planetit e paprekur nga virusi vdekjeprurës.

Turizmi në kontinentin e akullt në Polin e Jugut ishte anuluar gjatë pandemisë. Si rezultat, puna në pesë stacionet kërkimore britanike, është anuluar. Ushtria kiliane tha se i gjithë personeli i O’Higgins ishte kthyer në shtëpi.

Në një deklaratë për stacionin televiziv 24 Horas, ushtria tha: ‘Falë bashkëpunimit në kohë, u bë i kthimi i personelit në shtëpi, i cili pasi iu nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe një testi PCR … rezultuan pozitiv për COVID-19. ‘

Baza në të cilën u infektua personeli është një nga 13 bazat kiliane në Antarktidë dhe mban emrin e Bernardo O’Higgins Riquelme, i cili konsiderohet një hero kombëtar që ndihmoi në fitoren e pavarësisë së vendit nga Spanja në 1810./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!