Covid-19 ndaloi takimet politike, Mediu: Rama po saboton procesin elektoral

schedule11:22 - 20 Nëntor, 2020

schedule 11:22 - 20 Nëntor, 2020

Tre ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve shtrëngoi masat anti-covid duke ndaluar mbledhjet partiake dhe grumbullimet me më shumë se 10 persona. Për Fatmir Mediun, ky vendim është anti-kushtetues duke akuzuar Edi Ramën se po shkatërron thelbin e demokracisë.

Ndalimi i takimeve politike është veprim antikushtetues i Edi Ramës kundër shqiptarëve dhe opozitës.

Padyshim duhet të mbrohemi nga COVID-19 duke mbajtur maskat, por jo duke zbatuar urdhëra dhe vendime që nuk shpjegojnë arsye pse?, apo që shkatërrojnë thelbin e demokracisë lirinë e qytetarëve.

Qeveria dhe ekspertët kanë detyrimin të shpjegojnë arsyen dhe pasojat për cdo vendim.

Duke u fshehur mbas ekspertëve Rama po saboton procesin elektoral me preteksin e luftës ndaj COVID-19. Opozita dhe shqiptarët duhet të mbrojnë lirinë e tyre, pranimi në heshtje i bllokimit të pluralizmit politik është vrastar për demokracinë dhe qytetarët.

Partia Republikane edhe në kushte do të vazhdojë aktivitetin e saj elektoral në grupe për cdo qëndër votimi dhe me kandidatët e saj për deputet” tha Mediu./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!