Këtë të dielë në vendin tonë janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, ndërkojhë një ditë më parë në vendin tonë është shënuar shifra më e lartë me raste të reja me koronavirus që ishte 34 persona.
Ndërkohë gjatë komunikimit me gazetarër, specialistja e ISHP-së Marjeta Dervishi ka theksuar se pavarësisht shifrave nuk mund të themi se është piku. Ajo ka theksuar se kemi të bëjmë me përhapje në grupe të caktuara, jo përhapje në komunitet.
Lexo edhe:Kruja sërish vatër e nxehtë, konfirmohen 9 raste të reja, i infektuar edhe një i burgosur
Pas interesimit të Abc News për testimin e personave asimptomatik, ministria ka theksuar se janë në ndjekje të raste të kontaktit.
“Është theksuar vazhdimisht hetimi epidemiologjik që kryhet për personat e konfirmuar dhe gjatë hetimit sigurisht kryhet gjurmimi i kontakteve një pjesë e të cilëve mund të jenë simptomatik”.
Gjithashtu ministria ka konfirmuar se fatmirësisht gjendja e të burgosurve me koronavirus është e stabilizuar dhe ne monitorim te vazhdueshem./abcnews.al