Covid-19 mposhti infermierin, Manastirliu: I palodhur, punëtor! I dedikoi jetën profesionit fisnik

schedule17:34 - 5 Shtator, 2020

schedule 17:34 - 5 Shtator, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për ndarjen nga jeta të infermierit Pëllumb Maletaj si pasojë e Covid19.

Manastirliu shpreh trishtimin për këtë ngjarje të trishtë, duke e konsideruar Maletajn si njeri të palodhur dhe punëtor që i dedikoi jetë profesionit fisnik.

“E trishtuar për ndarjen nga jeta në moshën 63 vjeçare të Pëllumb Maletajt, infermierit të palodhur e punëtor, që i dedikoi jetën këtij profesioni fisnik, duke shërbyer me përkushtim e profesionalizëm.

Pëllumbi nuk ia doli dot në betejën e vështirë me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të pakursyera të stafit tonë mjekësor. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve për humbjen e njeriut të dashur. U prehtë në paqe”, shkruan ministrja./m.v. abcnews.al

Pëllumb Maletaj

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!