COVID-19, mjekët infeksionist paralajmërojnë: Kosova hyn në fazën kritike

schedule08:15 - 8 Prill, 2020

schedule 08:15 - 8 Prill, 2020

Në Kosovë u shënua viktima e pestë nga koronavirusi.

Në një lidhje më “ABC e mëngjesit” gazetarja Donika Gashi ka folur për situatën në të cilën ndodhet në Kosovë për shkak të COVID-149.

Gashi u shpreh se rezultojnë mbi 180 persona të prekur me COVID-19, ndërsa pritet një rritje numrit, pasi mjekët infeksionist kanë njoftuar se Kosova ka hyrë në fazën kritike.

“Sipas mjekëve Infeksionist në Prishtinë, Kosova ka hyrë në fazën kritike. Ndërkohë rajoni më i prekur është Malisheva ku edhe ka pasur shumë qytetarë të kthyer nga Italia. Gjithashtu ka edhe nga ata qytetarë të cilët kanë thyer karantinën duke rrezikuar persona të tjerë.

Në Kosovë është pezulluar gjithçka, por ka një rezistencë të qytetarëve për kufizimin e lëvizjes. Pas mbylljes së parqeve qytetarët u dyndën drejt shesheve.

Por nuk ka ndonjë masë ligjore për kufizim të lëvizjes. Ka pasur shumë pak ndalime apo arrestime nga policia ndaj qytetarëve që shkelin masat e marra. Ende mbetet për tu parë se çfarë vendimesh do të merren”, u shpreh gazetarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!