COVID-19/ Koreja e Jugut raporton ulje të rasteve ditore në më shumë se dy javë

schedule11:05 - 3 Shtator, 2020

schedule 11:05 - 3 Shtator, 2020

Koreja e Jugut ka konfirmuar 195 raste të reja me koronavirus të mërkurën, numri më i ulët i rasteve ditore në më shumë se dy javë. Deri më tani janë konfirmuar 20,644 raste dhe 329 viktima, sipas Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

Nga rastet e raportuara, 188 janë raste lokale, 148 nga zona metropolitane e Seulit, sipas zyrtarit të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë Yoon Tae-ho. Numri i rasteve të lidhura me Kishën Sarang-jeil është rritur gjithashtu në 1,139.

Që nga 1 shtatori, një mesatare prej më shumë se 20,000 testesh janë kryer çdo ditë. 154 persona ndodhen në gjendje kritike.Zëvendës Drejtori i KCDC,  Kwon tha se qeveria do të rishikojë masat e distancës sociale në fundjavë./s.b.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!