Kolumbia ka autorizuar përdorimin urgjent të vaksinës Johnson & Johnson, sipas një deklarate nga agjencia rregullatore e shëndetësisë së vendit, INVIMA.
Sipas deklaratës vaksina ka përfunduar provat klinike dhe më shumë se 5,800 vullnetarë në institucione të ndryshme kanë marrë pjesë. Sipas INVIMA, kjo është vaksina e tretë kundër Covid-19 që merr autorizim për përdorim emergjent në vend.
Kolumbia ka raportuar 2,359,942 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe 62,519 viktima./abcnews.al