Dy atletë, që janë vendosur në Fshatin Olimpik kanë rezultuar pozitiv për Covid-19 pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike, të caktuara për të startuar të premten.
Lajmi u njoftua nga komiteti organizues i Tokyo 2020. Kombësia e atletëve nuk u bë e ditur, por u specifikua se ata nuk janë atletë nga Japonia, vendi pritës.
Ndërkohë, një tjetër atlet rezultoi pozitiv, por ai nuk ka qëndruar në Fshatin Olimpik gjatë kësaj kohe. Në Fshat ndodhen plot 11 mijë atletë. /abcnews.al