Një tjetër yll do të mungojë në ndeshjet çerekfinale të Champions League. Bayern Munchen do duhet të bëjë pa Serge Gnabry të paktën në ndeshjen e parë me PSG.
Kampionët e Europës përmes një postimi në rrjetet sociale zbulojnë se ylli i sulmit është infektuar me koronavirus dhe është karantinuar menjëherë në shtëpinë e tij.
Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por ai do duhet të presë për të marrë përgjigjen negative të tamponit. Bayern dhe PSG sfidojnë njëra-tjetrën nesër në “Allianz Arena”. /abcnews.al
Serge Gnabry has tested positive for Coronavirus. The FC Bayern forward is feeling fine and is now quarantining at home. ℹ️ pic.twitter.com/AAnzZ5HtLK
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) April 6, 2021