COVID-19/ Infektohen 346 qytetarë, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule17:37 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 17:37 - 8 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 346 të infektuar. Në raportimin ditor të rasteve bëhet e ditur se si pasojë e Covid-19 e kanë humbur jetën 4 qytetarë.

Nga 2,317 testime të kryera, pozitivë rezultuan 146 qytetarë në Tiranë, 27 në Fier,  16 në Durrës, 15 në Korcë, Elbasan, 14 në Lushnje, 11 në Sarandë, 9 në Kamëz, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, 6 në Krujë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Rroskovec, 3 në Shijak, Përmet, Tepelenë, 2 në Kukës, Kurbin, Vorë, Kavajë, Skapar, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Memaliaj, Maliq.

Deri më sot 5,982 është numri i rasteve aktive në të gjithë vendin ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetonin virusit, dy qytetarë  nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 79 vjeç nga Korça dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç.

Të shëruarit për sot janë 566 ndërsa totali që nga fillimi i pandemisë shkon në 193,533.

Statistika (08 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          346
Të shëruar në 24 orë       566
Të shtruar në spitale       156
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 2,317

Testime totale              1,411,627
Raste pozitive                202,641
Raste të shëruara          193,533
Raste Aktive                      5,982
Humbje jete                      3,126

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2993
Fier                 637
Gjirokastër     528
Shkodër          424
Durrës             348
Berat               269
Elbasan           254
Vlorë                208
Lezhë               149
Korçë               98
Kukës               45
Dibër                37

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!