Covid-19 i merr jetën pedagoges së njohur, kolegia: Na trondite shpirtin

schedule14:15 - 25 Nëntor, 2020

schedule 14:15 - 25 Nëntor, 2020

Pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale Kozeta Noti, është ndarë nga jeta si pasojë e Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije kolegia e saj Majlinda Keta. Mes fjalësh emocionuese, Keta kujton bisedat e fundit ne Notin dhe kujdesin për të mos infkektuar të tjerët. Ajo shprehet se kishin planifikuar të iknin në fshat por ëndrrat e tyre u ndërprenë në mes nga flama e virusit.

“Prof. Kozeta Noti, unikja mes nesh, per gazin, pozitivitetin dhe shpirtin e madh me te cilin konsumoje cdo minut te jetes tende….. na e trondite shpirtin, na e thave adrenalinen e punes ne grup me ty, na e shemtove grupin e festaxhinjve ne fakultet….. duke ikur prej nesh, pasi te morri me vete ky virus flame.

A e mendove se cfare do te na shkatoje ne te gjitheve kur ike?  Ti ishe e bindur sa te doja dhe sa te donin te gjithe ne FShS pa harruar studentet e tu.  Ne dje komunikuam me sms bashke…. ti vijoje me shpirtin e madh…. me gazin qe emetoje ne cdo germe….te premtova se sa te ikte ky flame virus ne do iknim ne fshat me grupin…. te festonim ne natyre dhe ashtu si te pelqente TY. Po ti nuk prite…. ike.

Ti e mira qe dhe dje pasdite me keshilloje qe te vleresoja cdo detaj te prekjes nga kovidi qe te mos vija aty tek ty…. ferri qe nuk di si nuk u mund nga miresia jote.  Kozi jone, Kozi im kush nuk u interesua per shendetin tend keto dite nga koleget e tu…. po nuk fituam.

Kozi na trondite shpirtin, ike e dyta, pas Prof.  Irenes nga komuniteti i profesoratit te Universitetit te Tiranes.  Kozi na i meke fjalet se na mbyti loti dhe dhimbja.  U prehsh e qete unikja ne miresine mes nesh, Prof. Kozeta Noti!”, shkruan Majlinda Keta./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!