Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i njohur i humorit shqiptar Koço Devole. Ai ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë pasi ishte infektuar me Covid-19. Pasi shfaqja shenja përmirësimi ai u rikthye në shtëpi. Por gjendja e tij u rëndua sërish, ndonëse djali i tij tha për ABC se i ati kishte rezultuar negativ në tamponin e parë. Devole u shtrua sërish në spitalin Infektiv rreth një javë më parë ku u fut në intubim.
Gjendja shëndetësore e tij ishte e komplikuar për shkak edhe të sëmundjes së leuçemisë nga e cila aktori vuante prej vitesh. Ai jetonte në Tiranë me djalin e tij, ndërkohë që bashkëshortja dhe vajza janë zhvendosur në SHBA. Kjo e fundit kishte ardhur në Shqipëri përgjatë ditëve të fundit për t’i qëndruar pranë të atit.
Koço Devole ishte një nga personalitetet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte karrikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skeçe dhe komedi janë nga më të njohurit për publikun shqiptar./mv.abcnews.al