Interi po kalon një moment shumë të mirë, ka fituar katër ndeshjet e fundit në Serie A dhe kryeson kampionatin me 4 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë.
Triumfi 0-3 në derbin e fundjavës së kaluar, ka sjellë entuziazëm të madh në kampin zikaltër, por Covid-19 ka trazuar ambientin e klubit italian.
Pesë raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar tek Interi. Për fatin e mirë të Antonio Contes, asnjë prej tyre nuk është futbollist.
? | COMUNICATO
I due Amministratori Delegati, Alessandro Antonello e Giuseppe Marotta, il Direttore Sportivo Piero Ausilio, il legale del Club Angelo Capellini e un membro dello staff tecnico positivi al Covid-19
? https://t.co/NeVsLeSuPc#FCIM
— Inter (@Inter) February 25, 2021
Pozitivë kanë dalë dy Administratorët e Deleguar të Interit: Giuseppe Marotta dhe Alessandro Antonello. Virusi ka prekur dhe Piero Ausilion, drejtorin sportiv.
I infektuar edhe avokati i Interit, Angelo Capellini, teksa emri i pestë është një pjesëtar i stafit teknik të ekipit që kryeson Serie A. /abcnews.al