Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në të gjithë botën. Deri më tani ai ka shkaktuar 114 257 viktima në të gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 1.8 milionë qytetarë.
Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta. Ndërkohë numri i personave që ja kanë dalë që të fitojnë betejën me Covid 19 është 430 527.
Shtetet e Bashkuara tashmë janë vendi i parë në botë përsa i përket numrit të viktimave dhe të infektuarve me 22 115 viktima dhe 560 433 të infektuar, duke u pasuar më pas nga Italia vendi i dytë në botë për numrin e viktimave dhe Spanja për numrin e të infektuarve.
Sipas të dhënave të fundit në itali deri më tani kanë humbur jetën nga koronavirusi 19 899 persona ndërsa në Spanjë numri i viktimave është 17 209./abcnews.al