Oriana Sabatini ka harruar ditët e vështira kur ishte infektuar me Covid-19 dhe po shijon pushimet me Paulo Dybala. Modelja dhe këngëtarja italiane, e cila po shijon lidhjen me yllin e Juventusit, është shumë aktive në rrjetet sociale.
Në “Instagram” ka postuar një foto të nxehtë, aty ku shfaqet në formë fantastike me rroba banje. Sabatini numëron mbi 5 milion ndjekës, të cilët kanë vërshuar në komente pozitive.
Lidhja me Dybala ka ndikuar që fansat e saj në Argjentinë të shtohen shumë dhe komplimentet ndaj fizikut të Orianës janë të shumta. /abcnews.al