COVID-19, distancimi social “sfidë” për jetën e natës

schedule18:18 - 5 Korrik, 2021

schedule 18:18 - 5 Korrik, 2021

Distancimi fizik mbetet një sfidë e madhe për jetën e natës në Angli, por jo vetëm.

Me lehtësimin e masave kufizuese të Covid-19, kanë nisur edhe aktivitet në ambiente të hapura, gjithashtu nuk kanë munguar edhe koncertet, organizimet festive në ambiente të mbyllura.

Lexo edhe: Ekspertët frikë nga varianti Delta, Johnson i vendosur: Në 19 korrik do të hiqen kufizimet

Autoritet në Angli janë shprehur se me njoftimin për lehtësimin e masave nga 19 korriku, distanca sociale do të jetë e vështirë të respektohet.

Lexo edhe: Mbi 33,7 milion persona në Britani kanë marrë dy doza të vaksinës kundër Covid

Shefi ekzekutiv i Shoqatës së Industrive të Natës, Michaell Kill është shprehur se distancimi fizik do të mbetet një sfidë për këtë sektor, ndërsa  shton se lehtësimi i masave ka ardhur shumë vonë nga autoritetet duke goditur ekonomikisht bizneset.

“Për mbi 16 muaj, lokalet e natës janë detyruar të mbyllin dhe sektori i mikpritjes ka qenë i kufizuar. Klubet e natës nuk u rihapën në Angli që nga marsi i 2020. Ndërsa për disa biznese për të cilët u vendos një orar me hapje të pjesshme, sërish ishte e vështirë rimëkëmbja ekonomike”, ka thënë ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!