Covid-19 dhe rregullat e rrepta, shtyhen zgjedhjet presidenciale te Barcelonës

schedule14:44 - 15 Janar, 2021

schedule 14:44 - 15 Janar, 2021

Ditën e djeshme te Barcelona u zyrtarizuan tre kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme. Data 24 ishte vendosur si dita e zgjedhjeve, por së fundmi presidenti i përkohshëm Carles Tusquets dhe bordi i klubit kanë vendosur për shtyrjen e tyre.

 

Shkak i këtij vendimi është vala e re e infektimeve me koronavirus në vend dhe rregullat e rrepta të vendosura nga qeveria spanjolle, që e bëjnë thuajse të pamundur zhvillimin normal të procesit zgjedhor. Si pasoja Barcelonës do i duhet të presë për të mësuar presidentin e ri.

Ditën e sotme Tusquets do të mbledhë kandidatët Victor Font, Joan Laporta dhe Toni Freixe për t’i komunikuar shtyrjen e zgjedhjeve. Koha e zhvillimit të zgjedhjeve pritet të jetë maji ose qershori, teksa data 30 maj është propozimi i parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!