Covid-19 / “ÇOBSH-ja i numëroi gabim”, mjeku Alimehmeti publikon studimin: Antitrupat tregojnë të vërtetën!

schedule16:53 - 15 Maj, 2020

schedule 16:53 - 15 Maj, 2020

Mjeku infeksionist Ilir Alimehmeti është shpesh herë aktiv duke sugjeruar këshilla por duke botuar edhe studime të ndryshme nga ekspertë të mjekësisë nga e gjithë bota për situatën e pazakontë që ka shkaktuar koronavirusi.

Përmes një statusi në facebook mjeku thotë se një profesor gjerman që  kishte organizuar studimin  e situatës në qytezën e goditur më rëndë në Gjermani ka dalë në përfundimin se vetëm antitrupat tregojnë të vërtetën për covid ndërsa hetimi epidemiologjik ka gjetur vetëm një përqindje të vogël të të infektuarve.

Alimehmeti shkruan se gjetjet ishin surprize edhe për vetë studiuesit gjerman por që janë tepër të rëndësishme edhe për Shqipërinë në marrjen e masave për kontrollin e pandemisë.

Mjeku i njohur nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj OBSH që sipas tij ka gabuar në përllogaritjet e vdekjeve.

“Këshillohet ÇOBSH-ja që herën tjetër që perllogarit vdekjet të vendosë syzet dhe të mos konsumojë alkool”, shkruan Alimehmeti.

Postimi i Plotë:

“Tjetër studim që tregon se kuçedra nuk kishte dhjetë kokë, por ÇOBSH-ja i numëroi gabim!

Profesori i Virologjisë, Hendrik Streeck, është Drejtori i Institutit të Virologjisë në Universitetin e Bonit, Gjermani.

Si virolog dhe epidemiolog luminar ai nuk iu nënshtrua realitetit të profetizuar nga Çorganizata Botërore e Shëndetësisë, por urtë e butë organizoi menjëherë studimin e situatës në qytezën e goditur më rëndë në Gjermani.

Gjetjet e studimit janë:

Përmes antitrupave vërehet se 15.5% e popullatës në Gangelt (landi North Rhine-Ëestphalia) kishin qenë të infektuar. (deri më 6 Prill 2020)

Hetimi epidemiologjik ka gjetur vetëm 3.1% të infektuar edhe pse janë kryer testime masive në këtë qytezë.

Sërish antitrupat tregojnë të vërtetën!

Pra mbi 5-fish më shumë të infektuar.

Raporti i fatalitetit të infeksionit (IFR) rezulton vetëm 0,36%, pak më i lartë se gripi sezonal.

Dhjetë herë me shumë (3.4%) raportoi Drejtori i ÇOBSH-se më datë 3 Mars 2020.

Pjesëmarrja në evente me mijëra persona e rrit riskun për infeksion 2.2 fish (21.3% vs. 9.5%).

Risku për infeksioni sekondar në shtëpi është shumë më i ulët se pritej:

Risk 43.6% nëse i infektuari jeton me vetëm 1 person tjetër në shtëpi.

Risk 35.5% nëse i infektuari jeton me 2 persona të tjerë në shtëpi.

Risk 18.3% nëse i infektuari jeton me 3 persona të tjerë në shtëpi.

E dhëna e fundit ishte surprizë edhe për vetë studiuesit, por mund të jetë e rëndësishme për Shqipërinë ku në një familje jetojnë mesatarisht 4 persona ose më shumë.

Vetë autorët pohojnë se surpriza e infeksionit të ulët sekondar në familje mund të ndikojë në mënyrë të rëndësishme në masat e marra për kontrollin e pandemisë.

Këshillohet ÇOBSH-ja që herën tjetër që perllogarit vdekjet të vendosë syzet dhe të mos konsumojë alkool.

Dr. Shk.

Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakuleti i Mjekësisë, UMT”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!